Mat, 6 korrik NOA - Një sherr i nisur për motive të dobëta për pak i ka kushtuar jetën një personi i cili u qëllua me armë nga kushëriri i tij.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Bërshi të komunës Klos në Mat, kur Rexhep Rexhpi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të kushëririt të tij Sul Rexhepi.
I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak ndërsa policia e njoftuar për ngjarjen nisi hetimet për të zbuluar motivin dhe autorin e plagosjes.
Pas hetimeve të para policia mundi të identifikonte dhe të kapte autorin e dyshuar i cili ishte dhe kushëri me të dëmtuarin.
Ndërkohë që oficerët çuan në qeli edhe vëllain e autorit të dyshuar, Hysni Rexhipi për "armëmbajtje pa leje", ndërsa mësohet se ka qenë dëshmitar në këtë ngjarje.
Sipas policisë shkaku i plagosjes ka qenë një sherr për motive të dobëta mes dy kushërinjve.
k.k/NOA