English

Tuneli i Kalimashit mbyllet deri të enjten, shkaku punimet përforcuese

Thirrë, 6 korrik, NOA - Tuneli i Kalimashit do të mbyllet për 4 ditë si shkak i fillimit të punimeve përforucese brenda galerisë tjetër të tunelit. Pjesë e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, e cila u përurua me ceremoni madhështore në prani edhe të kryeministrit kosovar, lajmi për mbylljen e tij u bë i ditur nga Ministria e Transporteve dhe Punëve publike, e cila ka dhënë si afat datën e 9 korrikut për funksiononim me kapacitet të plotë për lëvizjen e automjeteve në këtë tunel.

Sipas ekspertëve të këtij dikasteri, dita e enjte është momenti kur parashikohet që ky tunel të kthehet në normalitetin e tij.

"Do të ketë punime elektro-mekanike dhe përforcuese në galerinë jugore të cilat për arsye sigurie nuk mund të bëhen në prezencë trafiku", ka deklaruar ministria, e cila më pas u kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për këtë kufizim qytetarëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Hapja e këtij tuneli vetëm në një drejtim, u përurua pak javë më parë nga kryeministri Berisha, ai kosovar Hashim Thaçi dhe më pas, edhe nga kreu i qeverisë turke, Erdogan, në dy ceremoni të ndryshme festive.

n.e/NOA

KOMENTE