Tiranë, 7 korrik NOA-Nga data 11 korrik, për pesë netë me rradhë në skenën e amfiteatrit antik të Butrintit do të ngjiten artistë vendas e të huaj për të konkurruar në festivalin ndërkombëtar të dramës i cili këtë vit shënon edicionin e dhjetë të tij. Festivali do të çelet me një pritje madhështore në Hotel "Butrinti" për të vijuar për 5 netë me radhë nga data 12 korrik me intepretime nga artistë nga mbarë bota, përmes subjekteve të njohura të dramaturgjisë botërore.
    Festivali ndërkombëtar i Butrintit pritet të ketë prurje të shumëllojshme, pasi ai nuk duhet të bazohet vetëm në antikitet.
    Këtë vit, madje në natën e dytë të festivalit, trupa nga Athina do të interpretojë në skenën antike një Danc Teatër, i cili krahas aktrimit, do të sjellë dhe kërcimedhe ritëm.
    Në këtë vit jubilar të Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit në skenë do të interpretohet dhe muzikë live.
    Trupat e aktorëve pjesmarrës do të jenë nga Italia, Greqia, Kosova, Turqia dhe Franca. Trupa kosovare që do të përfaqësojë gjithë trevat shqipfolëse, do të prezantohet me pjesën "Fedra" e Racinit, nën kujdesin e Fadil Hysaj, aktorë të Teatrit "Dodona" dhe "Sythi" në Prishtinë.
    Ndërsa për trupën Turke është hera e parë që vijnë të interpretojnë në një skenë shqiptare, duke shfaqur dramatizimin e romanit "Dervishi dhe vdekja" nga Mesa Selimovic.
 Në 10 vjet në skenën antike të amfiteatrit të Burintit kanë interpretuar rreth 1980 artistë, të cilët janë ndjekur nga 37500 spektatorë vendas e të huaj.
m.i/NOA