English

Flijim i dhimbshëm, 47-vjeçarja gjen vdekjen duke u hedhur në pus

Tiranë, 7 Korrik NOA - Një 47 vjeçare është vetëmbytur sot në pusin e banesës së saj, në Vorë pranë kryeqytetit, informon gazetari i agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:20, kur Dije Xhemal Dedaj, është hedhur në pus, në një përpjekje vullnetare për t'i dhënë fund jetës.

Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur gruan dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

Pas hetimeve të kryera mësohet se gruaja prej disa kohësh vuante nga një gjendje depresioni, për rrethana ende të paqarta.

Kjo është dhe pista kryesore e hetimit të kësaj ngjarjeje nga ana e policisë.

Ndërkohë që materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Tiranës.

/e.l/NOA/

Â

KOMENTE