English

Itali, policia godet bandën e trafikut të drogës, mes 20 arresteve edhe shqiptarë

Milano, 7 korrik, NOA - Një operacion i gjerë anti-drogë është realizuar nga karabinierët në qytete të ndryshme të Italisë si Milano, Brindizi, Vicenca, La Specia dhe Pontremoli.

Burimet policore italiane bëjnë me dijeni se nga ky operacion rezultuan mbi 20 të arrestuar, mes të cilëve edhe mjaft shqiptarë, të cilët bashkëpunonin me italianë për trafikun e drogës.

Sipas mediave lokale, për kryerjen e operacionit në fjalë u angazhuan 120 agjentë, të cilët kryen edhe 40 kontrolle në banesa të ndryshme të të arrestuarve.

Bëhet e ditur se banda kriminale trafikonte drogë të tipit kokainë, hashash dhe marijuanë, duke shtuar më tej edhe faktin se anëtarë të saj ishin edhe një oficer i marinës ushtarake, katër gra dhe disa afrikanë.

n.e/NOA

KOMENTE