Â
Tiranë, 7 Korrik NOA - Një komunikatë e lëshuar sot nga Lëvizja Rinore për Integrim përmes rrugës së përditshme të komunikimit në adresë elektronike, publikonte një komunikatë ku deklarohej qëndrimi kundër paktit Meta-Berisha.
Në komunikatë citohej Erisa Xhixho si e para ndër 500 personat nënshkrues të peticionit kundër një qeveri me Berishën në koalicion.
Ndërkohë para pak minutash, Erisa Xhixho ka folur në emër të LRI në Konventën e LSI dhe ka deklaruar mbështetjen ndaj qeverisë së re që pritet të ketë protagonistë Berishën dhe Metën.
Agjencia NOA, nuk merr përsipër të konfirmojë autenticitetin e komunikatës dhe peticionit të dërguar dhe mbetet e hapur në dispozicion të të interesuarve që t'ia dërgojë çdokujt dokumentin origjinal që posedon, përmes një kërkese të thjeshtë në info@noa.al.
e.l/NOA