Tiranë, 7 korrik NOA-Pothuajse në të njëjtën kohë me mbledhjen e socialistëve është mbledhur pasditen e së martës dhe Konventa e Lëvizjes për Integrim.
Qëllimi i mbledhjes urgjente të këtij forumi ka qenë konsultimi mbi qeverisjen me koalicionin fitues të djathtë me në krye Partinë Demokratike.
Në fjalën e tij, kryetari i LSI, Ilir Meta ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Edi Ramës si fajtori kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet sot elektorati i majtë.
" Ju të gjithë e mbani mend ftesën që i bëra kryetarit pak ditë para zgjedhjeve. Dhe përgjigja ishte ai spot televiziv ku një i majtë ndjehej i zhgënjyer që na kishte dhënë votat në 2005 dhe sot vota e tij për ne ishte votë për Berishën.
Kjo ishte goditje e rëndë për partinë tonë në fushatë"-u shpreh Meta. Më pas ai renditi arsyet pse marrëveshja mes PS dhe LSI në këto momente nuk është e mundur.
Sipas Metës, Â Rama kishte frikë të bënte marrëveshje, ndërsa sot kjo s;mund të ndodhë pasi do të krijonte destabilitet për vendin.
Meta shkoi më tej ndërsa hamendësoi një hap të tillë duke thënë se nëse marrëveshja ndodhte do të ishte Edi Rama ai që do të bënte pakt me Sali Berishën, këtë herë për të zhdukur LSI dhe Ilir Metën.
Sipas kreut të LSI, pas rezultateve të 28 qershorit, kreu i PS ndjehet i sulmuar dhe nga aleatët e tij të cilët po e akuzojnë për vjedhje të votave. Meta ftoi anëtarët e LSI të jepnin mendim për hapat që do të ndëmerren duke e konsideruar vendimin më të vështirin në këto vite politikë por si të vetmen zgjidhje.
Ne, tha Meta, jemi Lëvizje Socialiste për Integrim dhe jo për destabilizim dhe marrëveshja me PD i jep vendit stabilitet dhe është qeverisje e qëndrueshme ndryshe nga marrëveshja që mund të bënim me PS i cili do të sillte vecse krizë. Konventa po vazhdon punimet me diskutimet e anëtarëve. Â
m.i/NOA