Tiranë, 7 korrik NOA - Ministria e Brendshme ka lëshuar një deklaratë për shtyp sot me anë të së cilës i bën thirrje qytetarëve të paraqiten pranë zyrave të aplikimit për tu pajisur me kartën e identitetit dhe pasaportë biometrike.
"Pas përfundimit me sukses të procesit të pajisjes me letërnjoftimin elektronik të qytetarëve që nuk dispononin një pasaportë, një proces ky në funksion të zgjedhjeve parlamentare, Ministria e Brendshme i bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë aplikuar deri më tani për letërnjoftimin elektronik të paraqiten pranë zyrave të aplikimit për tu pajisur me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike.
Pajisja me kartën e identitetit është e domosdoshme që çdo qytetar të përfitojë shërbimet dhe realizojë marrëdhëniet me institucionet publike dhe ato private" thuhej në deklaratën e ministrisë së Brendshme.
Sipas ministrisë së Brendshme, tashmë i vetmi dokument identifikimi do të jetë letërnjoftimi elektronik..
Pajisja me pasaportën biometrike bëhet në të njëjtën procedurë dhe në të njëjtën zyrë aplikimi.
"Disponimi i një pasaporte biometrike është një nga kushtet themelore të përfitimit të liberalizimit të vizave.
Nga procesi i liberalizimit të vizave do të përfitojnë vetëm qytetarët që do të jenë të paisur me pasaportën biometrike.
Duke vazhduar të garantojmë kapacitetet e plota për aplikim, i kërkojmë të gjithë qytetarëve ti drejtohen zyrave përkatëse për tu pajisur me këto dokumente të standardeve të larta" përfundon deklaratën e saj Ministria e Brendshme.
k.k/NOAÂ
Â
Â