English

Pakujdesia e fëmijëve, shkrumbohet nga zjarri banesa

Gjirokastër, 7 korrik NOA - Flakët e zjarrit shkrumbojnë një banesë në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi në lagjen Dunavat i Parë të qytetit Gjirokastër kur flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë.

Menjëherë është lajmëruar zjarrfikësja dhe në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër të cilat pas hetimeve bënë të ditur se në lagjen Dunavat i Parë të qytetit Gjirokastër ngjitur me banesën e shtetasit Xhimo Prokop Gjoni, kishte rënë zjarr.

Kjo ndërtesë ishte pjesërisht e rrënuar dhe brenda kishte materiale drusore të shtetasit Xhimo Gjoni, dhe ishte ngjitur me banesën e shtetasit Xhimo Gjoni, pasi dhe kjo pjesë ishte në pronësi të këtij shtetasi .

Xhimo Gjoni prej vitesh jeton në Tiranë, dhe në banesën e tij nuk banon njeri.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses dhe të forcave të policisë u bë e mundur izolimi i flakëve pasi rrezikohej të digjej dhe banesa ngjitur me të.

Pas gjysmë ore flakët janë vënë nën kontroll dhe zjarri u shua plotësisht, duke shpëtuar nga flakët banesën e shtetasit Xhimo Gjoni.

Grupi hetimor konstatoi se shkaku i zjarrit bazuar dhe në dëshmitë Â e marra në vendngjarje por dhe nga ekspertët e zjarrfikëses, është nga pakujdesia, pasi aty luanin disa fëmijë të lagjes.

Në këtë banesë dhe në banesën ngjitur nuk kishte energji elektrike prej kohësh pasi nuk banonte njeri.

k.k/NOA

KOMENTE