Tepelenë, 7 korrik, NOA - Forcat e policisë së Qarkut të Gjirokastrës, kanë nisur fazën vepruese për shkatërrimin e parcelave të mundshme të kultivuara me bimë narkotike, të cilat janë evidentuar gjatë fazës investiguese.
Në kuadër të saj, gjatë një kontrolli të ushtruar në shtratin e lumit Bënçë të Tepelenës është evidentuar një parcelë e hapur rishtas e kultivuar me bimë narkotike të llojit "kanabis sativa".
Burimet policore bëjnë të ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se parcela ndodhej në shtratin e lumit Bënçë, në një zonë të pyllëzuar dhe ishte hapur rishtas për të kultivuar bimë "kanabis sativa".
Grupi hetimor ka konstatuar se në këtë parcelë ishin të mbjella 98 rrënjë bimë të dyshuara si "kanabis sativa", të cilat varionin nga 70 centimetra deri në 90 centimetra të larta.
Një pjesë e këtyre bimëve janë marrë në cilësinë e provës materiale dhe pjesa tjetër është asgjçsuar në vend me anë të djegies.
Nga ana e policisë janë shoqëruar 3 shtetas nga Tepelena si autorë të dyshuar, por nga veprimet hetimore nuk ka rezultuar se ata kishin lidhje apo dijeni për këtë vepër penale dhe për këtë arsye janë lënë të lirë.
Po vazhdon puna për evidentimin e autorit , dokumentimin me prova ligjore dhe më pas kapjen dhe çuarjen para drejtësisë për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 /1 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA
Â
Â
ÂÂ