Tiranë, 7 korrik NOA - Petro Koçi deklaroi sot tërheqjen nga kreu i PSV 91 (Partia Socialiste e Vërtetë 91) duke njoftuar dorëheqjen.
Vendimi i Koçit, erdhi pasi ai nuk do të jetë më deputet i Parlamentit, ku ishte i mandatar katër vitet që sapo përfunduan, nga Partia Socialiste të cilës i ishte shkëputur.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare më 28 qershor, PSV91 mori 0.48 për qind të totalit të votave duke mos siguruar kështu asnjë vend në Kuvend.
Praktikisht, me dorëheqjen e Koçit, një mbështetës i njohur i Fatos Nanos, sipas burimeve nga PSV91, kjo parti shkon drejt shkrirjes.
Në këtë parti, ishin afruar emra dikur të njohur të PS, si Makbule Çeço, si sekretare e Përgjithshme e PSV91, Leontiev Çuçi, si sekretar ndërkombëtar, Gjergj Koja si Sekretar i Marrëdhënieve Publike, etj.
e.l/NOA
Â