Tiranë, 7 korrik NOA-Kryetari i PS Edi Rama mblodhi sot pasdite 140 kandidatët socialistë për deputetë të cilët ishin në listën e votimit në zgjedhjet e 28 qershorit.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura që u mbajt në ambientet e hotel "Tirana International" është diskutuar qëndrimi që do të mbajë Partia Socialiste në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe zhvillimet politike që rrodhën pas tyre.
Mbledhja është thirrur nga vetë kreu i PS, Edi Rama. Burime pranë PS thonë se pas falënderimit që do t'u bëjë gjithë kandidatëve për angazhimin në fushatën elektorale, Rama i ka porositur të mbledhin informacione në zonat ku ishin shpërndarë të punonin në lidhje me deformimin e rezultatit dhe manipulimet gjatë procesit zgjedhor.m.i/NOA