English

Skuadrat i thonë "Jo" Federatës për kampionat me 16 skuadra, mbeten 12

Tiranë, 7 korrik, NOA - Kampionati shqiptar i futbollit do të ketë 16 skuadra superiore, i cili do të zhvillohet në tre faza. Ky sistem ekzistues i Superligës shqiptare pritet të bëhet zyrtar edhe për sezonin futbollistik 2009-2010, pasi skuadrat i kanë thënë "Jo" idesë së hedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndryshimin e strukturës së kampionatit nga 12 në 16 skuadra.

Thuajse gjysma e klubeve të Superligës nuk e kanë pranuar këtë ide, e cila mendohej se do të rikthente në radhët e më të mirëve ekipe si Partizani, Elbasani, Lushnja apo Bylisi. Kërkesa që Federata u ka dërguar 12 klubeve të Superiores dhe 16 të Kategorisë së Parë, nuk është pritur shumë mirë.

Dinamo, Apolonia, Laçi, Kastrioti apo ndonjë skuadër tjetër, nuk kanë qenë dakord me ndryshimin e strukturës, duke qenë se një gjë e tillë prek në thelb lojën e futbollit.

n.e/NOA

KOMENTE