English

Spanjë, 18 raste me gripin e derrit në një kamp pushimi

Madrid, 7 korrik NOA-Rreth 18 fëmijë të moshës nga 11 deri 15 vjeç u prekën nga gripi i derrave në një kamp pushimi në veri të Spanjës, njoftuan sot autoritetet rajonale baske.

Ata kanë shfaqur simptomat e gripit të lehtë si ethe, lodhje, skuqje grykësh dhe teshtima, sipas një komunikate nga departamenti bask i Shëndetësisë.

Rreth 61 fëmijë të inkuadruar nga shtatë monitorë kishin qenë të pranishëm në këtë kamp pushimi, në vendet Baske spanjolle, sipas komunikatës që saktëson se rasti i parë i gripit të derrave u regjistrua më 30 qershor.

Sipas bilancit të fundit, transmetuar në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Spanjë rezultojnë të prekur nga virusi i gripit të derrave A(H1N1) rreth 776 persona, ku rasti i parë i vdekjes së një gruaje shtatzënë u regjistrua më 30 qershor.

m.i/NOA

KOMENTE