Tiranë, 8 korrik NOA - Një 17-vjeçar është ndaluar dje nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Efektivat e komisariatit të policisë nr.3, çuan në qeli dje 17-vjeçarin Xhemal Beqiri, lindur në Kukës dhe banues në Kamzë. Sipas policisë adoleshenti ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit me vendim nr.658, datë 7 maj të vitit 2008, e ka dënuar atë me 3 muaj burg për veprën penale të "vjedhjes" në bashkëpunim.
Policia kishte siguruar informacione në rrugë operative për vendndodhjen e të kërkuarit ndërsa dje është angazhuar për kapjen e tij.
k.k/NOA