English

Asnjë universitet privat në Kosovë, ministri i Arsimit: "Vendimi, për vënie rregulli"

Prishtinë, 8 korrik, NOA - Ministri i Arsimit i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar vendimin e qeverisë për akreditimin e kolegjeve dhe jo Universiteteve të sektorit privat, si një mbështetje për bartësit privat të arsimit të lartë dhe ka theksuar se vendimi është bazuar mbi raportin e akreditimit të Këshillit Britanik vitin e kaluar. Hoxhaj në një intervistë tha se vendimi i qeverisë që të mos lejojë këto institucione që të japin tituj akademikë e të mos organizojnë programe të doktoraturës është dizajni më i mirë se si në të ardhmen këto Institucione do të zhvillohen.

Qeveria e Kosovës vendosi që të kufizojë numrin e studentëve për këto institucione në 500 syresh për vit akademik dhe theksoi se po përpiqet që të vërë rregull në këtë fushë të arsimit të lartë. Por një pjesë e bartësve të arsimit të lartë privat e kanë cilësuar vendimin në kundërshtim me ligjin dhe kanë paralajëmruar se do të ndjekin një rrugë ligjore për ta ndryshuar atë. Ministri Hoxhaj tha vendimi nuk ka prapavijë politike dhe është i bazuar mbi vlerësimin e ekspertëve gjatë vitit 2008-2009. Sipas tij, çështja duhet të jetë se çfarë cilësie ofrojnë këto institucione dhe jo emri që bartin ato.

Â

Z.Hoxhaj, a është marrë vendimi i qeverisë pasi vlerësimet për këto institucione private zbuluan dobësitë e tyre?

- Mendoj se procesi i akreditimit gjatë vitit 2008-2009, në të cilin kanë qenë të përfshirë mbi 100 ekspertë dhe raporti përfshinë mbi 1800 faqe tekst, është një vlerësim real i gjendjes ekzistuese në të gjithë këto institucione të arsimit të lartë në Republikës së Kosovës. Vendimi i Qeverisë, i cili mbi të gjitha i referohet rekomandimit të Këshillit Kombëtar të Cilësisë që asnjë prej tyre të mos bartë emrin Universitet, që të mos jap tituj akademik dhe të mos organizojë programme të doktoraturës, është realisht dizajni më i mirë i mundshëm se si në të ardhmën këto institucione të arsimit të lartë të zhvillohen.

Ndërsa studentët që janë në këto Instuticione ta kenë mundësinë që vërtetë të ndjekin programme të akredituara dhe diplomat e tyre të pranohen brenda dhe jashtë Kosovës.

Â

Ky është qëndrimi i qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar për Akreditim. Por a është ky edhe qëndrim i ekspertëve të përfshirë në procesin e vlerësimeve dhe rekomandimeve për këto Institucione të arsimit të lartë?

- Definitivisht, çdo ekspert që ka qenë i përfshirë në procesin e akreditimit të çdo institucioni të arsimit të lartë, veç e veç, të programeve të tyre, ka rekomanduar që mjerisht, asnjë institucion nuk e bartë emrin Universitet, por këtu dilemma nuk është tek emri.

Dilema është se disa nga këto Universitete kanë bërë një punë jashtëzakonisht të madhe dhe si të tilla mund ta kenë emrin kolegj, të ofrojnë programe të reja të studimit, programme të cilat do të ofrojnë diploma dhe grada të bachelor dhe master të cilat do të pranohen brenda për brenda Republikës së Kosovës dhe me atë ju mundësohet këtyre të rinjëve që të studiojnë edhe jashtë Kosovës.

Si e tillë, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, ky është zhvillimi më pozitiv që ka Kosova.

Â

Kur thoni se këta studentë do të mund të studiojnë jashtë vendit. Kjo po i bie se ata duhet edhe njëherë të regjistrohen nga fillimi meqë këto kolegje mund të cilësohen si shkolla profesionale më tepër?

- Absolutisht jo. Çdo gjë që e ka emrin kolegj në botën akademike i referohet asaj që këto janë institucione të arsimit të lartë dhe institucione të arsimit të lartë me emrin kolegj, që kanë mundësinë që të ofrojnë gradën e bachelor dhe master.

Përveç kësaj Këshilli Kombëtar i Cilësisë ka rekomanduar se disa nga to të emërohen Institute dhe ju e dini se ka institucione me nam botëror që e kanë emrin edhe kolegj edhe Institute.

Ndërsa shkollat profesionale janë ato që ofrojnë kualifikime të cilat mund të zgjasin një ose dy semestra dhe të cilat mbi të gjitha i referohen nevojës të trajnimeve të fuqisë punëtore për ekonominë e tregut.

Â

Marrë parasysh se keni kufizuar numrin e studentëve në Universitetin e Prishtinës. Marrë parasysh se keni kufizuar mundësinë e të rinjëve që të kryejnë universitet ju madje e keni kufizuar edhe numrin e studentëve që do të regjistroheshin në këto kolegje.

- Provimin shtetëror të maturës e kanë kaluar 11.600 studentë dhe ne shpresojmë se në afatin e dytë do të ketë edhe 7 mijë ose 8 mijë të tjerë, që realisht Republika e Kosovës mund t'i ketë këtë vit rreth 19 mijë të rinj me provim të maturës.

Çdo kush që synon të studiojë në një Universitet ose kolegj do të duhej ta kishte patjetër provimin shtetëror të maturës.

Universiteti i Prishtinës, planifikon që sivjet, sipas sugjerimeve tona si Ministri, të pranojë rreth 11 mijë studentë të rinj dhe pjesë tjetër mund të studiojë në kolegje dhe Institute që ofrojnë gradën bachelor dhe master.

Mendoj se shumica e këtyre institucioneve kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë dhe sidomos në traditën e vendeve britanike e amerikane, përdorimi i termit kolegj është i barabartë me fjalën Universitet dhe si të tilla këto Institucione dhe këta studentë duhet ta ndjejnë veten komod sikurse është fjala edhe për studentët që janë në Universitetin publik.

Â

Vendimi nuk ka prapavijë politike?

- Absolutisht jo. Vendimi është i bazuar në raportin e akreditimit të Këshillit Britanik vitin e kaluar.

Nëse ju kujtohet edhe vitin e kaluar, Këshilli Britanik për Akreditim, ka sugjeruar që në Republikën e Kosovës, asnjë institucion të mos ketë mundësinë që ta bartë emrin Universitet por kolegj.

Ky është ai vlerësimi i ekspertëve që kemi patur gjatë vitit 2008-2009.

Nuk mendoj se këtu çështja duhet të jetë se vërtetë çfarë emri duhet të ketë një institucion por duhet të ketë debat për atë se çfarë cilësie ofrojnë këto institucione.

Thash më herët se institucione me nam si MIT ose RIT janë vetëm institute por janë Institucione që kanë një numër shumë të madh të studentëve dhe janë motor të zhvillimit ekonomik dhe të cilat jo vetëm brenda këtyrë shteteve kanë reputacion ndërkombëtar dhe në rangimin e institucioneve të arsimit të lartë vazhdimisht prijnë.

Ftesa ime për institucionet private është që të shohin se si t'i zbatojnë akreditimet që u kemi ofruar meqë ka shumë punë që ato të zbatohen dhe mbi të gjitha të sigurojnë qëndrueshmëri afatgjate qoftë në punësimin e personelit, meqë një pjesë e tyre ende nuk kanë personel, qoftë në inicimin e projekteve të reja shkencore, qoftë edhe ne definimin e drejtimeve të reja që i shërbejnë zhvillimit ekonomik.

Dhe të mos kemi një lloj sektore të arsimit të lartë ku institucionet e arsimit të lartë janë një lloj kopje e vet arsimit publik, ku shumica e studentëve studiojnë përafërsisht drejtimet e njëjta që ofron edhe UP.

Â

Por më lejoni zoti ministër. Një pjesë e bartësve të arsimit të lartë privat kanë paralajmëruar se do të ndjekin një rrugë ligjore për të përmbysur këtë vendim të qeverisë.

- Mendoj se çdo kush e ka të drejtën që ta ndjek rrugën ligjore. Ata të cilët janë vërtet të interesuar që të fillojnë me pranimin e studentëve të rinj dhe ta definojnë misionin e tyre mund ta bëjnë këtë punë kurse të tjerët që janë të interesuar që të mos e marrin licencën në Ministrinë e Arsimit është çështje e tyre individuale. Â Nëse ka të tillë që janë të interesuar që të mos marrin licencë mund ta ndjekin rrugën ligjore dhe definitivisht procest gjyqësore në Republikën e Kosovës zgjasin shumë gjatë dhe mund të shihemi me këto Universitete pas dy-tri vjetësh dhe ata vendosin për fatin e tyre.

Â

Pra a mund ta quajmë kështu dënim vendimin e qeverisë së Kosovës?

- Absolutisht jo. Kjo është mbështetje për Universitetet private. Â Me thënë të drejtën unë nuk e kuptoj edhe frymën e kësaj interviste dhe frymën e kualifikimeve të tilla si dënim meqë më duket se qeveria e Kosovës ka qenë pozitivsht e drejtuar që ta ndihmojë sektorin privat.

BBC

KOMENTE