English

Berisha: Do t'i kthej në ligje disa premtime elektorale, ul moshën e pensionit për minatorët

Tiranë, 8 korrik, NOA - Kryeministri Beriha ka vendosur që t'i vërë menjëherë në jetë disa nga premtimet që u ka bërë qytetarëve gjatë fushatës elektorale.

Një fakt të tillë ai e ka deklaruar në mbledhjen e sotme të qeverisë, gjatë së cilës ka miratuar disa projekt-ligje, që do t'i kalojnë parlamentit në muajin shtator

Një lajm të mirë dha ai sot në mbledhjen e qeverisë për kategorinë e minatorëve, të cilëve ka vendosur t'ua ulë moshën e pensionit me 5 vjet më pak.

Sipas vendimit të ri të qeverisë, minatorët tani do të dalin në pension në moshën 60-vjeçare dhe sipas Berishës kjo është një skemë pensioni që ata e meritojnë.

Ndër të tjera, kryeministri ka vënë në dukje gjatë mbledhjes së qeverisë edhe faktin se bizneseve do do t'u rimburohet TVSH-ja. Nëse ata që kanë të drejtën e rimbursimit do të kenë të drejtën për të mos paguar taksat e tjera të barabarta me këtë vlerë.

Ndërkaq, ai theksoi se taksat për tabelat e reklamave në shqip, është 1 euro, ndërsa pohoi se për lojërat e fatit do të vendosen më shumë taksa nga qeveria.

Më tej, ai vuri në dukje edhe faktin se do të penalizohen firmat që nuk respektojnë orarin me tre turne. "Kjo mund të bëhet vetëm në kushtet e këqija të motit, por jo në raste të tjera, ndaj do ngrejmë një task-force për t'i verifikuar oraret e tyre", mësohet të ketë thënë Berisha në mbledhjen e qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE