English

Berisha: Firmat ndërtuese, punë me tre turne

Tiranë, 8 korrik NOA - Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri, Sali Berisha kërkoi nga Ministri i Punëve Publike ngritjen e një Task Force, për ndjekjen dhe zbatimin me përpikëri të Vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili përcakton punën me tre turne të firmave ndërtuese, të angazhuara në vepra publike.

Berisha tha se do të ndërmerren masa ligjore, të parashikuara në ligj, për ata që nuk e zbatojnë këtë vendim.Â

 "Zoti Ministër i Punëve Publike, konstatohet se një seri firmash nuk punojnë turni i tretë. Kërkoj ngritjen e një Task Force nën drejtimin tuaj personal dhe zbatimin me rigorozitetin më të madh të ligjit. Koha është më e çmuara për ne. Këta zotërinj kur fitojnë tenderët, e pranojnë vendimin e qeverisë për punën me tre turne. Natyrisht ky vendim nuk mund të zbatohet në çdo kohë klimaterike, por tani e deri në tetor, ai që nuk e zbaton këtë vendim, duhet të ndëshkohet në përputhje me ligjin.Â

Ndëshkimet janë të mjaftueshme, por po të jetë e nevojshme, do t'i shtojmë. Çdo kompani duhet ta ketë të qartë se për ne koha ka çmimin më të lartë" deklaroi Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE