English

Efektet e krizës botërore, amerikanët zhyten në borxhe për faturat

Uashington, 8 korrik, NOA - Rriten borxhet e amerikanëve në kushtet e krizës globale.

Të dhëna të reja tregojnë se konsumatorët amerikanë po zhyten më shumë në borxhe, dhe mezi arrijnë të paguajnë faturat e tyre.

Raporti i fundit nga një grup tregtar i industrisë bankare thotë se amerikanët kanë mbetur pas në pagesat e kredive të shtëpive dhe kartave të kreditit me një shpejtësi rekord gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Shoqata e Amerikane e Bankierëve thotë se sasia e parave borxh në kartat e papaguara të kreditit u rrit në një nivel rekord.

Krye-ekonomisti i këtij grupi fajësoi valën e humbjeve të vendeve të punës dhe tha se konsumatorët do të vazhdojnë të kenë probleme me pagesën e borxheve deri sa kompanitë të fillojnë të marrin njerëz përsëri në punë.

n.e/NOA

KOMENTE