English

Imeraj: Grabitja e mandatit të 9 në Fier është baraz me mosnjohjen e zgjedhjeve nga PS

Tiranë, 8 korrik NOA - Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj, ka deklaruar sot se grabitja e mandatit të nëntë në Fier është baraz me mosnjohjen e zgjedhjeve nga PS.

"Partia Socialiste e Shqipërisë po e ndjek minute pas minute maskaradën që po luhet në KQZ me votat e shqiptarëve dhe posaçërisht me votat e popullit të Fierit. Duke e konsideruar vijim në rrugën e krimit elektoral të Sali Berishës vendimin e djeshëm të KQZ dhe paraqitur menjëherë ankimimin e këtij vendimi për të siguruar numërimin e të gjitha atyre votave që Sali Berisha po orvatet t'i fshijë për të grabitur mandatin e nëntë të Partisë Socialiste, ne rinënvizojmë me forcë se kjo grabitje është baraz me mosnjohjen e zgjedhjeve nga ana jonë" tha Imeraj.

Sipas pas saj, Partia Socialiste nuk do ta amnistojë krimin elektoral të 28 qershorit dhe do t'i shkojë deri në fund hetimit të tij, pavarësisht koalicionit të së keqes që politika e vjetër ka krijuar për t'i vënë kapak këtij krimi dhe frenuar ndryshimin që populli kërkon duke e përcaktuar Partinë Socialiste forcën e parë në vend.

"Ilir Meta u bashkua me Sali Berishën për të grabitur mandatin e nëntë të Partisë Socialiste dhe për t'i dhënë jetë një qeverie që si asnjëherë në këto 18 vjet është mishërimi i aleancës së interesave ekonomike të familjeve e të oborreve të dy zotërinjve që për t'i shpëtuar falimentimit reciprok politik e kthyen qeverinë e vendit në një ndërmarrje të përbashkët me qëllim fitimi. Por qoftë njeri qoftë tjetri duhet ta harrojnë se mund të qeverisin pa dorëzuar mandatin e nëntë të Fierit, pa lejuar rinumërimet që kemi kërkuar në disa zona dhe pa i hapur rrugë hetimit të imët të të gjithë krimit elektoral të 28 qershorit. Partia Socialiste nuk ka fituar të drejtën për të qeverisur vendin, po ka marrë detyrën për të mos lejuar që vendi të qeveriset padrejtësish" tha më tej zëdhënësja e PS-së.

k.k/NOA

Â

KOMENTE