English

Infermierja vetëhelmohet me helm për minjtë, nuk i shpëton dot vdekjes

Durrës, 8 korrik, NOA - Konsumoi një sasi helmi për minjtë dhe nuk mundi t'i shpëtonte dot vdekjes, megjithë ndihmën e menjëhershme që iu dha në spital.

Ngjarja fatale i ka ndodhur një infermiereje të spitalit të Durrësit, me emrin Liliana Lorja, 45-vjeç, e cila mendohet se kishte konsumuar një sasi helmi që përdoret për ngordhjen e minjve para se të gjendej në gjendje të rëndë nga familjarët.

E martuara me dy fëmijë, edhe pse ka marrë ndihmën e parë nga kolegët e saj në Spitalin e Durrësit dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nuk ka shpëtuar dot nga vdekja e cila iu shkaktua nga gjendja mjaft e rëndë shëndetsore.

Policia ka kryer veprimet e para hetimore për këtë ngjarje dhe materialet e përëgatitura do t'i kalojnë prokurorisë për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes", të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE