English

Kanosi me automatik gjatë konfliktit për motive të dobëta, bie në prangat e policëve

Shkodër, 8 korrik, NOA - Një konflikt për motive të dobëta është bërë shkak i kanosjes me armë zjarri automatik, që 26-vjeçari Flamur Kalvari ia ka bërë personit me inicialet D.G.

Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Shkodër dhe policia menjëherë u vu në ndjekje të autorit të saj, sapo mësoi se kishte një konflikt mes dy personave në lagjen "Draçan" të qytetit verior, duke mundësuar kapjen në flagrancë të tij, së bashku me armën e zjarrit automatik, të cilën i lartpërmenduri e mbante pa leje.

Materialet në ngarkim të tij do t'i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme mbi veprat penale të "Kanosjes serioze" dhe " Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

n.e/NOA

KOMENTE