English

Kapet i kërkuari për vjedhje me thyerje të disa lokaleve në Durrës

Durrës, 8 korrik, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin Gerald Zenali, banues në Durrës pasi dyshohet të jetë autori i disa vjedhjeve me thyerje në disa lokale të këtij qyteti.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ai rezulton të jetë edhe një herë më parë i dënuar për vjedhje.

Këtë radhë, ai akuzohet për vjedhje me thyerje në dyqanin "Market" në lagjen nr.13 Plazh, ku ka marrë një sasi prej 10.000 lekësh, për vjedhje po me thyerje në një lokal tjetër ku ka vjedhur një sasi pijesh alkoolike dhe cigare, një lokal kancelarie ku ka marrë një shumë prej 200.000 lekësh, si edhe për vjedhje me thyerje të një bar-bufe ku ka marrë një sasi parash dhe një magnetofon.

Materialet e përgatitura do t'i kalojnë prokurorisë për veprën penale të "Vjedhjes" të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

KOMENTE