Kukës, 8 korrik NOA - Identifikohet autori i dytë që dyshohet se ka sulmuar familjen nga Kosova një ditë më parë në qarkun e Kukësit.
Pas identifikimit të autorit të parë që sipas policisë së Kukësit është 15-vjeçari K.S, policia ka bërë të ditur se është zbuluar dhe bashkëpunëtori i tij i cili është një adoleshent por për arsye hetimi nuk bëhet i ditur emri i tij.
Dy djemtë kanë qenë të armatosur ku i kanë dalë përpara familjes nga Kosova e cila po udhëtonte nga Kukësi në drejtim të Durrësit.
Nga ngjarja ka mbetur e plagosur një 28-vjeçare e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas deklarimit të saj, autorët tentuan ti rrëmbenin asaj djalin 8-vjeçar gjë e cila ajo nuk e pranoi dhe gjatë përleshjes me autorët mbeti e plagosur.
Ndërkohë që policia pasi ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dytë është vënë në lëvizje për kapjen e tij.
k.k/NOA