Tiranë, 8 korrik NOA - Kryetari të KDK-së, Edmond Haxhinasto ka dhënë një deklaratë sot ku bëri të ditur objektivat kryesore për koalicionin e ardhshëm qeverisës.
"Konventa konkludoi se dalja nga kriza aktuale ekonomike, reformat e integrimit evropian, lëvizja e lirë e shqiptarëve në BE, reforma zgjedhore dhe pavarësia e gjyqësorit do të jenë objektiva kryesore edhe për koalicionin e ardhshëm qeverisës" deklaroi Haxhinasto. "Konventa e Jashtëzakonshme Kombëtare e LSI, miratoi një Rezolutë për pjesëmarrjen e LSI në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, si fituese e zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009, si dhe mandatoi Kryetarin e LSI, Ilir Meta të negociojë me Kryetarin e Partisë Demokratike për krijimin e koalicionit qeverisës. Konventa vlerësoi vendimin e LSI për pjesëmarrje në koalicionin qeverisës si alternativën e vetme për të garantuar stabilitet politik në vend dhe për të vazhduar proceset integruese" shtoi më tej Haxhinasto. Sipas tij, Konventa ishte një shembull i qartë i funksionimit të demokracisë së brendshme në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe pasqyrë e hapësirave për shprehjen e mendimit ndryshe dhe për respektimin e tij.
k.k/NOA