Shkup, 8 korrik NOA- Shkon në tre numri i ministrave të dorëhequr në qeverinë maqedonase të drejtuar nga Gruevski. Pas dorëheqjes së ministrit të Arsimit, Pero Stojanovski i cili u largua për shkak të problemeve me Universitetin shtetëror të Tetovës ku shteti cenoi rënde autonominë e këtij institucioni si dhe problemeve me hapjen e pesë paraleleve në gjuhën shqipe, sot pasdite dorëheqjen e ofroi edhe ministri i Financave si dhe ai i Bujqësisë.
Informacionet më të fundit nga mediat maqedonase bëjnë të ditur se Ministër i ri i Arsimit do të jetë, Nikolla Todorov, aktualisht drejtori i kadastrës së Shkupit, ndërsa ministër i ri për Bujqësi do të jetë Lupço Dimovski.
Ndërkaq, Vasko Naumovski do të jetë zëvendësministër për çështje evropiane, në vend të Ivica Bocevskit, i cili para një jave dha dorëheqje nga ky funksion.
Ministër i ardhshëm i Financave dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i qeverisë do të jetë, Zoran Stavrevski.
Me zhvillimet e fundit nuk janë prekur ministrat shqiptarë në kabinetin Gruevski, por mediat kanë njoftuar se nga detyra mund të largohen edhe disa prej tyre.
Aktualisht qeveria e Maqeodnsië është pa katër ministra. Javën e kaluar pa dhënë shumë shpjegime dorëheqje dha edhe Ivica Bocevski, zëvendëskryeministër për çështje evropiane.
Tashmë është e qartë se do të ketë një rikonstruksion të gjerë të kabinetit të Kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ishte paralajmëruar prej javësh.
Â
m.i/NOA