English

Vodhi 860 mijë lekë dhe dy unaza floriri në një shtëpi, i dyshuari kapet nga policia

Krujë, 8 korrik, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin Aleksandër Stafuka, lindur dhe banues në lagjen Bakias të qytetit të Krujës.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ai rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për veprën penale të "Vjedhjes", ndërsa këtë herë akuza ndaj tij rëndon mbi një vjedhje të kryer në një shtëpi ku dyshohet se ai ka marrë 86.000 lekë dhe dy unaza floriri.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për veprën penale të vjedhjes së parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE