Â
Tiranë, 8 korrik NOA-Partia Socialiste ka ankimuar të mërkurën pranë Kolegjit Zgjedhor vendimin e KQZ për mosnumërimin e 9 kutive të Fierit.
Sipas PS në këtë qark ajo merr mandatin e nëntë të saj dhe nëse nuk rikthehet numërimi i votave, kjo forcë politike nuk do të njohë zgjedhjet në shkallë vendi.
Mbledhja e pasdites në KQZ ka vazhduar me debate për shkak të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës. Â
KQZ miratoi tabelat përmbyllëse të rezultateve  me shumicën e votave, edhe pse anëtarët e opozitës kanë votuar kundër. Â
Anëtarët e opozitës kanë kërkuar që të mos bëhet miratimi në disa zona pasi, sipas tyre, nuk ka vendimarrje nga komisionet zonale, por vendimi është marrë me shumicëm e votave të antërave të pozitës.
Në Qarkun e Tiranës ku dhe dalin mandatet më të shumta në parlament, 32 vende, pas rezultatit përfundimtar pozita dhe opozita kanë nga 15 deputetë,ndërsa LSI-ja dhe PR-ja kanë nga një mandat.
Po të mërkurën Partia Socialiste ka ankimuar për në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ-së për mosnumërimin e nëntë kutive të votimit për Fierin.
m.i/NOA