English

Zihen për motive të dobëta, e godet rëndë me dru në kokë dhe kudo në trup

Durrës, 8 korrik, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 36-vjeçarin Shkëlqim Ali Cani, lindur në Burrel dhe banues në lagjen nr.14 të Shkozetit, pasi ndaj tij rëndon akuza e goditjes me sende të forta me pasojë plagosjen e një personi.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, për motive të dobëta, ai i ka dalë përpara 43-vjeçarit Xhelal Mëhilli dhe e ka goditur me dru në kokë dhe në pjesët e tjera të trupit duke i shkaktuar dëmtime të rënda për jetën.

Aktualisht, Mëhilli gjendet i shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa materialet mbi ngjarjen do t'i kalojnë prokurorisë për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE