Bruksel, 8 Korrik NOA - Heqja e vizave për Shqipërinë do të bëhet në vitin 2010.
Këtë pohim e bëri sot, Komisioneri për Drejtësi i Bashkimit Evropian, Zhak Barot.
Në një dalje të posaçme sot për mediat, z.Barot tha se ekzekutivi i Bashkimit Evropian do të propozojë javën e ardhshme që qytetarëve të Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë t'u lejohet udhëtimi pa viza në vendet e BE-së, që prej fillimit të vitit të ardhshëm.
"Të ënjtën e ardhshme në Strasburg do të propozohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Ballkanit Perëndimor", tha në një konferencë për media komisioneri, Zhak Baro. Propozimi duhet të miratohet nga 27 ministrat evropianë të Drejtësisë, ndonëse votimi unanim nuk është i nevojshëm.
Menjëherë më pas, Komisioneri për Drejtësi i BE-së Baro tha se në regjimin e ri të vizave do të përfshihen edhe Shqipëria dhe Bosnja, "në vitin 2010, kur t'i kenë përmbushur kriteret e duhura".
e.l/NOA