English

Çështja e emrit, ndërmjetësi i OBK-së optimist pas bisedimeve me Bakojanisin

Athinë, 9 korrik, NOA - Përfaqësuesi i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në kontestin rreth emrit të Maqedonisë, Metju Nimic, pas takimit me shefen e diplomacisë greke, Dora Bakojani është shprehur me tone më optimiste për mundësinë e zgjidhjes së kontestit disavjeçare.

"Tani jemi më afër se në të kaluarën. Tani jam më optimist se sa më parë", theksoi Nimic.

Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së, edhe me kreun shtetëror në Athinë propozoi ndryshime të caktuara të propozimit të fundit për emrin të dhënë në tetor të vitit të kaluar.

"Idetë e mia i parashtrova para të dyja palëve për ta parë reaksionin e tyre si dhe për ti inkurajuar që të vazhdojnë me negociatat", theksoi Nimic pas takimit me Bakojanin.

Ai nuk dha më tepër detaje rreth bisedimeve që ka zhvilluar me përfaqësuesit e shtetit grek dhe maqedonas.

KOMENTE