English

Çudia, stafi qëndron lakuriq në punë një ditë të javës për të rritur rendimentin

Newcastle, 9 korrik, NOA - Të punosh lakuriq në mjedisin e punës mund të të ngrejë moralin dhe të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e gjendjes shpirtërore të punonjësit, kuptohet, më pas kjo e reflektuar edhe në rendimentin më të lartë.

Kështu mendojnë psikologët e një agjencie për marketing dhe dizajn në Neucastle, në Britani të Madhe, të cilët iu kanë rekomanduar pronarëve të saj, që të paktën një herë në javë t'i nxjerrin punëtorët e tyre nudo në mjedisin e punës për të patur efiçencë më të lartë.

Pas largimit të gjashtë njerëzve nga puna, psikologu për punë David Taylor u ka thënë se nëse instalohet dita e premte si ditë pune pa rroba do të kontribuonte në ngritjen e shpirtit ekipor.

"Me heqjen e rrobave të punësuarit do të heqin edhe frenimet e tyre fiziologjike dhe do të mund të flasin më hapur dhe më me sinqeritet.

Kjo ndoshta tingëllon bizare, por është efikase", ka thënë Taylor, duke shtuar se kjo është mënyra më e mirë për shprehjen e besimit në vete dhe të tjerët.

Psikologut i është dashur një javë kohë për fituar ndaj turpit dhe këmbënguljes të punësuarve dhe t'i inkurajoj që të heqin rrobat e veta nga trupi.

Vetëm dy nga të punësuarit kanë vendosur të mos heqin të brendshmet e poshtme, derisa udhëheqësja e agjencisë ka qenë gruaja e vetme e cila është zhveshur komplet.

"Në fillim kam qenë shumë e nervozuar, por më pas jam ndier shumë mirë. Kjo me të vërtetë na ka ndihmuar të flasim më hapur dhe sinqerisht sesa kurdoherë më parë. Firma me të vërtetë ka përparuar", ka thënë ajo për mediat lokale.

n.e/NOA

KOMENTE