English

Depresioni çon në vetëvrasje policin e burgjeve

Tiranë, 9 korrik NOA - Një oficer burgu i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

Ngjarja ndodhi dje në pranë stacionit elektrik në rrugën "Jordan Misja", në Tiranë, kur 38-vjeçari Guxim Gjecaj ka vrarë veten me pistoletë në banesën e tij.

Mësohet se 38-vjeçari me detyrë oficer në burgun e Shën Kollit, Lezhë, është mbyllur në dhomën e tij dhe ka qëlluar veten me pistoletë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Familjarët e tij sapo kanë dëgjuar të zhurmën e pistoletës shkuan menjëherë në dhomë ku gjetën të gjakosur trupin e policit.

Menjëherë ata janë përpjekur ti japin ndihmën e parë por ka qenë e kotë pasi ai kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën oficerët e policisë së zyrës së vrasjeve pranë policisë së kryeqytetit për të zbardhur rrethanat e këtij vetëflijimi.

Burime nga policia thanë se nga hetimet e para dyshohet se polici i burgjeve vuante nga depresioni gjë e cila mund të ketë shtyrë drejt vetëvrasjes.

Ndërkohë që policia tha se po vazhdojnë hetimet dhe janë marrë në pyetje familjarët e të ndjerit për të zbardhur me saktësi shkakun e këtij vetëflijimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë tip ?TT?, model 54, një krehër me 6 fishek model 54 dhe një predhë.

k.k/NOA

KOMENTE