UPDATE
Durrës, 9 korrik NOA-Ka përfunduar në një tragjedi, dita e pushimit pranë brigjeve të detit në Gjirin e Lalzit në Durrës, për familjen Zeqollari nga Tirana.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se Bardhyl Zeqollari 37 vjeç nga Tirana bashkë me djalin e tij 11 vjeçar dhe nipin po kalonin disa orë pushimi në det kur ka ndodhur fatkeqësia.
Sipas dëshmive në vendngjarje, Bardhyli ka qenë duke u larë në det, kur në një moment është dalluar se po kërkonte ndihmë.
Menjëherë është futur në det për ta ndihmuar, nipi i tij 16-vjeçar, Albani.
Pas tij ka rendur dhe djali 11-vjeçar i Bardhylit por më kot.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka nxjerrë në breg trupin e 37 vjeçarit banues në lagjen Kombinat në Tiranë dhe pas disa orë kërkimesh është gjetur dhe trupi i 16 vjeçarit, nipit të viktimës, Alban Zeqollari.
Ndërkohë mësohet se fëmija 11 vjeç i Bardhylit ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.
m.i/NOA