English

Durrës-Kukës, pas 3 ditësh bllokimi rivihet në punë tuneli i Kalimashit

Thirrë, 9 korrik, NOA - Pas përfundimit të disa punimeve elektro-magnetike brenda tij, tuneli Thirrë-Kalimash i autostradës Durrës-Kukës, është hapur paraditen e sotme dhe funksionon në mënyrë normale.

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, sipas të cilëve, gjithsesi, do të vijojë kryerja e punimeve, por ama gjarë orëve të natës, duke mos penguar qarkullimin në këtë zonë, i cili paraqitet i lartë në këtë sezon turistik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Tuneli u mbyll para tre ditësh për shkak të punimeve elektromagnetike që paraqiteshin të nevojshme të kryheshin brenda tij, por që sot ai do të qëndrojë i hapur nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 të darkës, ndërsa jashtë këtij orari ai do të mbyllet për shkak të punimeve që po kryhen në galerinë jugore të tunelit paralel.

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në fakt kishte bërë me dijeni që tuneli do të rihapej ditën e enjte, ndërsa sot ka bërë komunikimin e ai është në funksionim normal.

Autostrada Durrës-Kukës Morin punimet e njërit krah të së cilës përfunduan me 25 qershor shkurton me 65 kilometra distancën Shqipëri-Kosovë. Nga 330 që ishte distanca Tiranë-Prishtinë ajo tashmë është 265 kilometra dhe më së shumti atë e shkurton tuneli Thirrë- Kalimash, 5.5 km i gjatë, më i madhi në Ballkan.Â

n.e/NOA

KOMENTE