English

EULEX-i fillon gjyqin kundër tre ish pjesëtarëve të UÇK-së

Prishtinë, 9 korrik NOA-Gjykatës të EULEX-it hapën dje një proces gjyqësor kundër tre shqiptarëve të Kosovës, ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Â

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Rrustem Mustafa dhe dy ish bashkëluftëtarë të tij, Latif Gashi e Nazif Mehmeti, akuzohen për arrestim të paligjshëm, trajtim jonjerëzor, rrahje e torturim të 5 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Në korrik të vitit 2003, një Gjykatë e Misionit të OKB-së pati dënuar Rrustem Mustafën me 17 vjet heqje lirie, Nazif Mehmetin me 13, Latif Gashin me 10 dhe të akuzuarin e katërt Naim Kadriu me 5 vjet heqje lirie.

Në qershor të vitit 2005 Gjykata e lartë e Kosovës vendosI të kthejë në rigjykim këtë rast dhe me kalimin e përgjegjësive nga UNMIK-u tek EULEX-i, me këtë çështje po merren gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it.

Prokurori i çështjes, ka hequr dorë nga akuzat për vrasje. Të akuzuarit të cilët janë në gjendje të lirë kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat, ndërsa tërë procesin e filluar nga ish gjykatësit e UNMIK-ut e kanë cilësuar si proces me prapavijë politike.

m.i/NOA

KOMENTE