English

Fjalimi i Mesiç për pavarësinë e Kosovës, serbët ikin nga salla

Strasburg, 9 korrik, NOA - Pjesëmarrësit serbë të Shkollës Verore të Demokracisë në Strasburg, kanë braktisur fjalimin e presidentit kroat Stipe Mesiç, kur ky i fundit ka folur për pavarësinë e Kosovës si realitet.

Serbët nga Serbia, Mali i Zi, Republika Serbe e Bosnjës por edhe nga Kosova kanë braktisur takimin në Strasburg, të organizuar nga Këshilli i Evropës, kur presidenti kroat në mes të tjerash ka thënë se Kosova sot është realitet, të cilin e ka pranuar Kroacia. Mesiç, ndër të tjera ka thënë se edhe nëse nuk e ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës, Serbia duhet të mundësojë bashkëpunimin rajonal dhe jo ta pengojë atë, fjalë të cilat kanë bërë që serbët në mesin e të cilëve kishte gazetarë, përfaqësues të partive politike dhe ekonomistë të braktisnin këtë takim. Ndërkaq, ka thënë se i ka ardhur keq që kanë ikur ata, duke vlerësuar se ka dashur të qëndronin dhe të diskutonin për këtë çështje. Â

n.e/NOA

KOMENTE