Akuila, 9 korrik, NOA - Grupi i Tetë vendeve më të industrializuara në samitin e tyre në Itali ka rënë dakort për herë të parë se ngrohja globale nuk duhet të kalojë nivelin prej 2 gradë celcius.
Ky është niveli që shihet nga shumë ekspertë si minimumi për të penguar ndryshime klimaterike të pakthyeshme.
Për të arritur këtë, udhëheqësit e G8-ës i kanë vënë vetes një objektiv ambicioz për pakësimin e gazrave të efektit serrë në masën 80 përqind deri në vitin 2050.
Nërkaq, presidentët dhe kryeministrat e G-8-ës takohen sot me përfaqësuesit e vendeve më të rëndësishme në ekspansion, G-5 dhe vende të tjera industriale.
Edhe vendet në ekspansion e kanë pranuar se duhet të obligohen në çështjen e mbrojtjes së klimës. Kryeministri britanik Gordon Broun e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në LAquila: 'Kjo është një marrëveshje e vendeve të G-8-ës. Dhe kjo është hera e parë që në të vërtetë ndodh. Mendoj se është karakteristike që pikërisht në kohën e recesionit njerëzit dëshirojnë të shohin përpara", tha Broun.
n.e/NOA