Preshevë, 9 korrik, NOA - Dy policë të Serbisë, janë plagosur nga një sulm me me granatë dore në fshatin Lluçan, në luginën e Preshevës, në një zonë me popullsi shqiptare.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Brendshme serbe, e cila bashkangjitur me njoftimin e mbi ngjarjen, ka bërë të ditur zyrtarisht se do të reagojë ndaj çdo përpjekje për të dhunuar integritetin territorial të Serbisë dhe sulmeve ndaj policisë. "Policët, që ishin pjesëtarë të njësisë speciale, ishin në patrullim të rregullt, kur një granatë është hedhur në makinën e tyre, pak pas mesnatës", citojë mediat serbe ministrin e Brendshëm, Ivica Daçic. Mësohet se policët nuk kanë marrë plagë të rënda. Nuk dihet ende se kush janë autorët e këtij sulmi ndërsa një grup hetuesish po viziton vendin e ngjarjes. n.e/NOA
Â