English

Kosovë, opozita bojkoton fjalimin e Sejdiut

Prishtinë, 9 Korrik NOA-Deputetët e AAK-së dhe ata të LDD-së kanë bojkotuar fjalimin vjetor të Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu para parlamentit.

"Presidenti ka qenë prijës i shkeljeve kushtetuese me mbajtjen e posteve të dyfishta dhe me rastin e konsultimeve false me partitë politike për zgjedhjet lokale dhe nacionale" është shprehur Lulzim Zeneli, kryetar i grupit parlamentar i LDD. "Presidenti ka shkelur Kushtetutën disa here. Nuk ka treguar vullnet që ta dëgjojë opozitën dhe të bashkëpunojë me të. Është vonuar në fjalimin e tij dhe arsye të tjera që ndërlidhen me vetë funksionin e Presidentit", ka deklaruar Ardian Gjini, kryetar i grupit parlamentar të AAK. Nga ana e tij presidenti Sejdiu hodhi poshtë kritikat për shkelje të Kushtetutës duke thënë se ka pezulluar ushtrimin e funksionit të një posti politik në bazë të Kushtetutës e cila  është shumë e qartë në këtë drejtim. Fjalimi ishte i pari vjetor i Sejdiut para deputetëve që nga pavarësia.

m.i/NOA

KOMENTE