Tiranë, 9 korrik NOA-Në mbledhjen e saj të pasdites, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi emrat e deputëtëve të parlamentit të ri për ato qarqe ku nuk ka patur asnjë ankimim. Kështu, u miratuan mandatet për qarkun e Kukësit, Korcës dhe Gjirokastrës.
Në qarkun e Korcës, 12 mandatet ndahen në mënyrë të barabartë mes dy koalicioneve kryesore. 6 i takojnë koalicionit të djathtë "Aleanca e ndryshimit' dhe 6 koalicionit të majtë "Bashkimi për ndryshim". Partia Demokratike: Ridvan Bode, Gjergji Papa, Ledina Aliolli, Edmond Spaho, Fatbardh Kadilli dhe Ismail Hoxha. Partia Socialiste: Ben Blushi, Pandeli Majko, Alfred Dalipi, Mimi Kodheli, Arben Ahmetaj, Olta Xhacka. Për Qarkun e Gjirokastrës shpërndarja e mandateve, sipas vendimit të KQZ-së, është: koalicioni "Aleanca e ndryshimit" 2 mandate dhe koalicioni "Bashkimi për ndryshim" 3 mandate. Qarku Gjirokastër PD: Genc Ruli, Spiro Ksera. PS: Arta Dade, Vangjel Tavo, Ethem Ruka. Ndërsa për qarkun e Kukësit, 4 mandatet janë ndarë në 3 për koalicionin e djathtë dhe 1 për "Bashkimin për Ndryshim". Partia Demokratike: Flamur Noka,Besnik Dushaj, Fatos Hoxha. Partia Socialiste: Asllan Dogjani.
m.i/NOA