Tiranë, 9 korrik, NOA - KQZ do të shqyrtojë sot projekt-vendimin për tabelat e rezultateve përfundimtare zgjedhore për qarqet e Vlorës dhe Lezhës.
Me miratimin e këtyre tabelave, shënohet zyrtarisht dhe përmbyllja e rezultateve përfundimtare për të 12 qarqet e Shqipërisë. Ndërkaq, Partia Socialiste ka dorëzuar dje në Kolegjin Zgjedhor ankimimin e saj Â
mbi qarkun e Fierit në të cilin pretendon të fitojë mandatin e saj të 9-të, ose në të kundërt ka bërë thirrje për të dalë në protesta për mbështetësit e saj.
Sipas Kodit Zgjedhor, vendimi për tabelën e rezultateve mund të ankimohet në KQZ jo më vonë se tre ditë nga shpallja e tij.
n.e/NOA