Shkup, 9 korrik, NOA - Zyrtarët në Maqedoni njoftuan riorganizimin e kabinetit ku do të bëjnë pjesë 5 ministra të rinj, duke bwrw tw ditur konkretisht se do të zëvendësohen ministrat e Financës, të Arsimit, të Bujqësisë dhe Integrimit Europian. Ata thanë gjithashtu se Vladimir Pesevski do të marrë postin e zv/kryeministrit tw ngarkuar me ekonominë.
Zyrtarët nuk dhanë arsye për ndryshimet, por sipas medias maqedonase, ministrat e arsimit, të bujqësisë dhe të integrimit europian kanë dhënë dorëheqjen, duke shtuar edhe se kryeministri Nikolla Gruevski kishte shkarkuar ministrin e Financave. Qeveria e koalicionit konservator të Gruevskit erdhi në pushtet vitin e kaluar dhe është ndeshur me probleme të vështira për shkak të krizës ekonomike globale. Sipas zyrtarëve, Zoran Stavreski do t'i zerë vendin ministrit të financave Trajko Slaveski, i cili largohet nga posti. Nikola Todorov do të drejtojë ministrinë e Arsimit, Ljupço Dimovski atë të Bujqësisë dhe Vasko Naumovski do të jetë ministri i ri i Integrimit Europian.
Â