Tiranë, 9 korrik NOA -Zhvillohen nesër provimet e zgjedhje ku pritet tu nënshtrohen 30 mijë maturantë në të gjithë vendin.
Ndërkohë që maturantët kanë mundur të tërheqin formularët A2 për të renditur degët që preferojnë për të fituar të drejtën e studimit në universitet, të cilët do t'i dorëzojnë pas përfundimit të provimeve me zgjedhje. Mësohet se testi i dy lëndëve që vet maturantët kanë zgjedhur do të zgjasë 2 orë e 30 minuta dhe maturantët do tu përgjigjen tezave të hartuar nga specialistët. Tezat përmbajnë pyetje me zhvillim dhe me alternativa.
Ndërkohë që bëhet e ditur se janë hartuar rreth 12 teste, për lëndët matematikë, gjuhë shqipe, kimi, biologji, histori, fizikë, gjeografi, ekonomi, filozofi, njohuri për shoqërinë, anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, të cilat do tu dorëzohen ditën e nesërme maturantëve.
k.k/NOA