Tiranë, 9 korrik NOA-Kryetari i PAD, Neritan Ceka, deklaroi sot në media se nuk shikon asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen meqënëse partia e tij nuk fitoi asnjë mandat në zgjedhjet e 28 qershorit.
Në një intervistë kreu i Aleancës Demokratike theksoi se pavarësisht rezultatit zero në zgjedhje, PAD e sheh veten pjesë të qeverisjes së re e cila do të marrë bekimin në fillim të shtatorit.
Ceka u shpreh se PAD është pjesë e pushtetit pavarësisht se nuk fitoi deputetë në parlamentin e ri. "I takon kryeministrit Berisha të na përfshijë në qeveri por ne do të jemi pjesë e saj në planin moral dhe estetik, pavarësisht se s'do të kontribuojmë me pjesëmarrjen në parlament", tha Ceka.
Në qeverisjen e shkuar, kryetari i PAD, u bë pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike duke fituar postin e nënkryetarit të parlamentit.
m.i/NOA