English

Plagoset nga persona të paidentifikuar, po verifikohen fishekët

Durrës, 9 korrik, NOA - Forcat e policisë së Durrësit bëjnë me dijeni se një plagosje nga persona ende të paidentifikuar i ka ndodhur një qytetari ndërsa ishte duke shërbyer në lokalin e tij.

Fjala është për 41-vjeçarin Skënder Tare, i cili është qëlluar me psitoletë në këmbë ndërsa rrinte në lokalin e tij pranë "Ish-Degës Ushtarake" në Durrës për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan dhe u sekuestruan 2 gëzhoja model 54 kal. 7.62 mm, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje" dhe "Armëmbajtjes pa leje", parashikuar nga nenet 89 dhe 278/2 të Â Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE