Nga Alba Filipi
Ersekë, 9 korrik NOA - Një tragjedi me pesë viktima ka ndodhur para pak orësh në Ersekë, pas shembjes së një godine informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.
Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 18.30, në magazinat e ish-Ndërmarrjes së Grumbullimit, në qytetin e Ersekës, në afërsi të fshatit Psar.
Gjithçka ndodhi në momentin që pesë djem, mes tyre fëmijë, po mblidhnin mbeturina hekuri për t'i shitur.
Në një moment që bëheshin kërkime me mjete rrethanore, janë cekur shtyllat mbajtëse dhe për pasojë, është shembur tarraca e ndërtesës, duke zënë poshtë saj pesë djemtë.
Për pasojë, kanë gjetur vdekje të menjëhershme brenda godinës, Fatjon Enver Shkoza, 22 vjeç dhe Sh. Gëzim Shkoza, 11 vjeçar.
Ndërkohë të plagosur rëndë, kanë mbetur 23-vjeçari Altin Et'hem Shkoza, vëllai 8 vjeçar i të ndjerit Fatjon, E. Enver Shkoza, dhe vëllai tjetër 7 vjeçar i Fatjonit, K. Enver Shkoza.
Menjëherë pas ngjarjes efektivat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile, Zjarrfikëses dhe Spitalit Rajonal të Ersekës është ndërhyrë për të nxjerrë trupat nga rrënoja.
Para pak minutash, policia konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA, se janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesa totalisht e shembur, Altin Shkoza, dhe dy vëllezërit e vegjël E.Shkoza, K. Shkoza.
Që të tre, janë transportuar në Spitalin e Ersekës. Por për shkak të gnejdes së tyre të rëndë, ata sapo janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës, për mjekim më të specializuar dhe tani janë jashtë rrezikut për jetën.
"Megjithë ndërhyrjen e shpejtë, dy prej djemve dhe konkretisht Fatjon Shkoza dhe Sh.Shkoza, si rezultat i masivit të madh të rënë, kanë gjetur vdekjen", - deklaroi për agjencinë NOA, Drejtori i Policisë së Korçës, Drejtues i Parë, Emri Vata..
Nga hetimet e para, del se pesë djemtë, gjendeshin brenda në këtë ndërtesë, pepër të nxjerrë hekur të cilin më pas e përdornin për ta shitur si skrap.
Por nga gërmimet e kryera në të, kanë dëmtuar konstruktin mbajtës të ndërtesës, për pasojë ka rënë çatia e saj duke i zënë brenda, të pestë djemtë.
Policia tha se për këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet e nevojshme procedurale ne bashkëpunim dhe me Prokurorinë.
a.f/NOA
Â