English

Tragjedi në plazhin pranë Ishmit, mbytet 37-vjeçari, nipi zhduket në det

Durrës, 9 Korrik NOA - Një burrë 37 vjeçar ka gjetur vdekjen para disa minutash në plazhin buzë Ishmit kurse nipi i tij rezulton i zhdukur në det dhe djali i të ndjerit, është në gjendje të rëndë dhe sapo është dërguar në spitalin e Durrësit.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se viktima është Bardhyl Zeqollari, 37 vjeç, banues në lagjen "Kombinat" të Tiranës.

I zhdukur në det, është 16 vjeçari Alban Zedqollari, nga i njëjti vendbanim, nipi i të ndjerit.

Ndërkohë në gjendje të rëndë u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit, djali 11 vjeçar i viktimës Bardhyl Zeqollari.

Nga dëshmitë në vendngjarje, pranë Gjirit të Lalzit, buzë Ishmit, 30 kilometra larg qytetit të Durrësit, që të tre kanë qenë duke kaluar disa orë pushimi në plazh.

Bardhyli ka qenë duke u larë në det, kur në një moment është dalluar se po kërkonte ndihmë.

Menjëherë është futur në det për ta ndihmuar, nipi i tij 16-vjeçar, Albani.

Pas tij ka rendur dhe djali 11-vjeçar i Bardhylit.

Në përpjekje për të shpëtuar xhaxhain, Albani mendohet se është mbytur dhe tashmë po kërkohet nga forcat e ekipit të shpëtimit të policisë së Durrësit.

Persona që gjendeshin duke pushuar në rërë, janë hedhur në det dhe kanë arritur të nxjerrin gjallë, djalin 11 vjeçar.

Kurse Bardhyl Zeqollari, kishte humbur jetën dhe u bë nxjerrja e trupit të tij nga deti.

Në vendngjarje, pllakosi një situatë e vështirë dhe pushuesit u tmerruan nga skena e dhimbshme.

Policia tha se ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po bën përpjekje për të gjetur 16-vjeçarin e zhdukur në det.

v.m/NOA

Â

KOMENTE