Tiranë, 9 korrik NOA-Universiteti i Tiranës siguron studentët e tij se gjatë vitit të ri akademik nuk do të ketë mungesa në stafin akademik e ambiente.
Në një deklaratë në media, rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule ka deklaruar se  godinat e tetë fakulteteve të UT zotërojnë të gjithë kapacitetin e mundshëm, për të pritur, rreth 8 mijë studentë. "I siguroj që do të kenë staf më cilësor, më të angazhuar për vitin tjetër, më të kompletuar nga pikëpamja numerike. Presim pas përfundimit të projektit të detajuar të kampusit të fillojë puna për ndërtimin e tij", u shpreh rektori i UT, Dhori Kule.  Sipas tij, kryeministri Berisha e ka mbështetur projektin dhe shumë shpejt ai do të nisë së ndërtuari  për t'i dhënë kështu zgjidhje përfundimtare infrastrukturës perëndimore të Universitetit të Tiranës.