Tiranë, 9 korrik NOA-Për herë të parë që nga dita e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit dhe pas zhvillimeve politike që rrodhën pas tyre, ka reaguar presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Pas shpalljes së mandateve në 12 qarqet e vendit, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, presidenti Topi ka deklaruar se zgjedhjet ishin demokratike, pavarësisht rezultateteve të saj.
Sipas Topit, kodi zgjedhor ishte eksperiment i partive i cili dha pikërisht rezultatin për të cilën pati dhe tensione mes forcave të politikës.
I pyetur për qëndrimin e tij ndaj kodit zgjedhor, presidenti ka deklaruar se për këtë do të ketë një qëndrim institucional.
m.i/NOA